Sulmuesi Victor Osimhen dhe mesfushori Khvicha Kvaratskhelia kanë fituar muralet e tyre në muret e Napolit së bashku me Diego Maradonan. Më shumë se tri dekada pasi Maradona udhëhoqi Napolin drejt dy titujve të parë në Serie A, “Osi” dhe “Kvara” ishin arsyet më të mëdha pas suksesit të ekipit këtë sezon. Pra, ishte me vend që të dy lojtarët të përfshiheshin në golin vendimtar kur Napoli vulosi “scudetton” me një barazim 1:1 në udhëtim ndaj Udineses të enjten mbrëma. Osimhen shënoi golin e barazimit pasi përfitoi nga topi i kthyer pas gjuajtjes së Kvaratskhelias në pjesën e dytë.
Ky ishte goli i 22-të për Osimhenin këtë edicion në ligë, ndërsa “Kvara” është lideri i asistimeve të ligës me 10 gola për të shkuar së bashku me 12 golat e shënuar nga ndërkombëtari i Goergia.
“Me të vërtetë nuk më intereson kush shënon gol apo kush nuk shënon. Gjithçka që doja ishte të fitoja ‘scudetton’ me këtë ekip”, tha Osimhen. “Unë isha mjaft me fat që isha në pozicionin për të shënuar golin”.
Edhe para se të vulosej titulli i kampionit, një mural Osimhen-Kvara u vendos në lagjen “Forcella”, e cila njihet për pikturën e saj murale të San Gennaros, shenjtori mbrojtës i qytetit. Ndërsa murali ka të ngjarë të jetë përgjithmonë në atë vend, mbetet për t'u parë nëse Osimhen dhe Kvaratskhelia do të qëndrojnë me Napolin pas përfundimit të këtij edicioni. Ndërsa, Kvaratskhelia ka gjasa të mbetet pjesë e Napolit, Osimhen mund të largohet në verë, pasi nigeriani pranoi se do të dëshironte të luante në Premier League një ditë. Osimhen është 24 vjeç dhe Kvaratskhelia është 22, kështu që dyshja mund të luajnë së bashku për shumë vjet të tjerë.
“Dua ta shijoj këtë moment për pjesën tjetër të jetës sime. Pastaj pas sezonit mund të vijnë ëndrrat e tjera që i kam”, tha Osimhen. “Por tani për tani nuk është koha për të folur për ëndrrat e mia të tjera. Doja ta fitoja këtë titull. Për mua ky është vetëm një moment”.
Ndërsa Osimhen festonte si i çmendur edhe në zhveshtore duke kënduar dhe kërcyer mbi një tavolinë, Kvaratshkelia ishte më i rezervuar dhe më i qetë. Ai ishte i mbështjellë me një flamur të Gjeorgjisë.
Edhe
Ëndrra e Napolit për titull nxitet nga “binjakët e golit” Osimhen dhe Kvaratskhelia
Një tjetër element kyç i suksesit të Napolit, e ardhmja e të cilit mbetet e pasigurt, është trajneri Luciano Spalletti, i cili është në pritje të rinovimit të kontratës. Në moshën 68-vjeçare, Spalletti u bë trajneri më i vjetër që triumfoi në Serie A dhe ky ishte titulli i tij i parë në karrierë.
“Ai është si një baba për të gjithë. Ai është i gatshëm të dëgjojë problemet brenda dhe jashtë fushës”, tha Osimhen. “Ai është një trajner shumë i rreptë, ai është kërkues. Shumë nga sukseset e mia ia kam borxh këtij njeriu. Ai me të vërtetë më ka mësuar të jem sulmues”.