Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Osasuna i bindi lojtarët t’i bashkoheshin me video të tifozëve

Në verë, kur Osasuna e sapongritur po ndërtonte skuadrën për rikthim në La Liga, krerët e klubit dërguan video te lojtarët që po mundoheshin t’i bindnin t’u bashkoheshin.

Nuk kishin shumë para, vetëm tri klube në elitë kanë buxhet më të vogël dhe nuk kishin ndonjë sukses për të shitur po ashtu. Titulli i Kategorisë së Dytë është i vetmi që e ka fituar dhe e ka bërë këtë për herë të parë në 58 vjet. Por, mund të ofronin diçka tjetër.

Videot nuk ishin me 101 gola të mëdhenj, me pritje spektakolare apo edhe ndeshje të lavdishme. Ishin me njerëz. Xhirimet nuk ishin të futbollistëve, por të tifozëve. Ishte pikërisht ajo që e dallon klubin, shkruan sot Koha Ditore.

Osasuna përdori “El Sadarin” – arenën e hapur në vitin 1967, por që nuk duket shumë e vjetër. Është një fushë ku tribuna kryesore është aq e rrëpirët dhe aq e ngushtë sa ndien se mund të biesh në fushën poshtë. Muzikë pank lëshohet në pauzë mes pjesëlojëve dhe tifozët mund të prekin lojtarët me këmbët duke i nxjerr andej barrierave. Daullet dhe flamujt janë storie në vete.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)