Sport

Osaka fiton turneun e parë në tenis

Tenistja japoneze, Naomi Osaka, të dielën fitoi turneun e saj të parë në WTA Tour. Ajo triumfoi në turneun BNP Paribas Open në Indian Wells në Kaliformi.

Mirëpo, 20-vjeçarja do të ketë shumë pak kohë për të festuar trofeun e parë në karrierë, pasi ka rënë qysh në raundin e parë të turneut Miami Open me ish-tenisten numër një në botë, Serena Williams.

Osaka të dielën triumfoi 6:3, 6:2 në finale të Indian Wells ndaj ruses Daria Kasatkina.

“Unë isha mjaft e stresuar dhe nervoze, por plani ishte që të shtirem se jam shumë e qetë. E dija se do të luftonte për çdo pikë, kështu që nuk guxoja të humbisja pikë nga nervoza dhe duhej të merrja vendimet e duhura”, thotë Osaka, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Osaka kishte mposhtur ish-fituesen e Grand Slameve, Maria Sharapova, bartësen numër pesë Karoliona Pliskova dhe tenisten numër një në botë, rumunen Simona Halep në rrugën drejt titullit të parë në karrierë dhe shpërblimit prej 1.34 milionë dollarë.

“Ishte e vështirë për mua të mbaja nervat në kontroll, veçanërisht në gemin e parë. Nuk e di pse zgjodha të shërbeja e para. Ishte vështirë, por ishte më konsistente në lojë dhe ngadhënjeva”, thotë tenistja japoneze që nuk ishte bartëse në Indian Wells.

Osaka me fitoren e shënuar është ngjitur në pozitën e 22-të në renditjen botërore, nga pozita e 44-të në të cilën gjendej.

Në “Miami Open” do të ketë betejë të fortë qysh në fillim, ndaj tenistes ikonike amerikane Serena Williams... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)