Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Orteku i borës mbyt alpinistin austriak në Pakistan

Një alpinist austriak humbi jetën në një ortek dhe dy nga kolegët e tij britanikë u shpëtuan sot në veri të Pakistanit, njoftoi ushtria pakistaneze.

Tre alpinistë u goditën nga orteku në një lartësi prej 5.883 metrash, kur ata u përpoqën të arrijnë majën Ultra Sar, jo shumë larg Hunzas.