Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Orsato, gjyqtari i finales së “Championsit”

Foto: Reuters

Gjyqtari italian, Daniele Orsato, është përzgjedhur nga UEFA për të qenë përgjegjës për drejtësi në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut.

Orsato do të jetë gjyqtari i shtatë italian në një finale të “Championsit”, dhe i pari që prej Rizzolit që e gjykoi finalen ndërmjet Bayernit dhe Dortmundit në edicionin 2012/13, e që u fitua nga bavarezët.

Lorenzo Manganelli dhe Alessandro Giallatini do të jenë asistentët e 44-vjeçarit në ndeshjen në Lisbonë.

Artikuj të ngjashëm