Organizatorët e turneut Grand Slam të tenisit “French Open” janë të vendosur që të organizohet turneu i këtij viti, duke thënë se janë të gatshëm ta organizojnë edhe pa shikues.
Bernard Giudicelli, president i Federatës Franceze të Tenisit (FTF), po ashtu ka thënë se nuk është penduar që është shtyrë turneu për në shtator, duke shkaktuar pakënaqësi brenda botës së tenisit.
Javën e kaluar, federata ka rimbursuar gjithë pronarët e biletave. Kjo i jep hapësirë që turneu të organizohet pa shikues. Turneu është paraparë të nisë më 20 shtator dhe të përfundojë më 4 tetor.
“Është turneu që mbahet në stadium dhe turneu para ekraneve televizive. Miliona shikues nëpër botë po presin. Organizimi i turneut pa shikues do të lejonte një pjesë të planit të biznesi – të drejtat televizive sigurojnë më tepër se 1/3 të hyrave të turneut – të realizohet. Kjo nuk mund të anashkalohet”, ka deklaruar Giudicelli për “Journal de Dimanche”.
Tenisi, si gjithë sportet nëpër botë, është pezulluar shkaku i koronavirusit.