Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Orana ballafaqohet me Garcian në finale të “Paris Open 2022”

Fortesa Orana e ka të sigurt medaljen e argjendtë në turneun “Paris Open 2022”.

Orana, të shtunën është kualifikuar në finale të kësaj gare.

Të dielën, në disiplinën e luftërave, ajo do të ketë përballë francezen Nancy Garcia. Orana bën gara në kategorinë mbi 68 kilogramë.

Në Paris, me ekipin e Kosovës ka qenë edhe karateistja tjetër, Festina Curri, e cila doli e shtata në renditje. Curri garoi në kategorinë deri në 68 kilogramë.

“Paris Open” organizohet në Stade Pierre de Coubertin nga 21 deri më 23 janar.