Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Operohet Joe Gomezi, mund ta humbë sezonin

Foto: Reuters

Joe Gomezi pritet ta humbë një pjesë shumë të madhe të sezonit 2020/21 për shkak të dëmtimit në gju, njofton skuadra e Liverpoolit.

Ai u dëmtua rëndë duke mos pasur kontakt me asnjë lojtar kundërshtar në miqësoren që Anglia e zhvilloi në St George’s Park kundër Republikës së Irlandës.

Kontrollimet më të thella të dëmtimit të Gomezit bënë që ai të mos e shmangë operimin, të cilin e kreu në Londër të enjten në mëngjes, transmeton KOHA.

Ai do t’i nënshtrohet procesit të rehabilitimit me stafin mjekësor të Liverpoolit, që nuk ka thënë se do ta humbë sezonin, por një pjesë të madhe të tij.

E në gjithë sezonin, “Të Kuqtë” do të luajnë pa qendërmbrojtësin holandez, Virgil van Dijk, i cili muajin e kaluar e operoi ligamentin e gjurit.