Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Operohet Arbër Zeneli

Është operuar me sukses, ylli i kombëtares së Kosovës në futboll, Arbër Zeneli.

Zeneli kishte pësuar lëndim të rëndë në fillim të qershorit në ndeshjen me Malin e Zi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ishte dërguar menjëherë në Francë te skuadra e tij Reims për të vazhduar me rikuperimin. Klubi pati njoftuar se futbollisti do të mungojë deri në nëntë muaj.

“Operimi shkoi mirë. Fjalët e juaja dhe përkrahja me dedikimin tim do të më kthejnë më të fuqishëm se më parë. AZ17 dhe AZ10 po rimbushet”, ka thënë ai në një postim në Instagram.