Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Operacioni i vështirë i rikthimit të futbollit në Danimarkë

Erik Sviatchenko kurrë nuk ka mundur ta imagjinonte se do të kishte tetë fundjava rresht të lira gjatë stinorit për të kaluar me bashkëshorten e tij, Annen, dhe dy fëmijët e tyre.

“Jemi bërë shumë më të afërt. Kemi qenë në gjendje të kalojmë më tepër kohë së bashku”, ka thënë Sviatchenko për familjen e tij.

Vërtetë, kapiteni dhe qendërmbrojtësi i liderit të Danimarkës në futboll, FC Midtjylland, e ka gjetur veten në një periudhë reflektimi gjatë mbylljes shkaku i koronavirusit. Ai po mundohet të marrë gjëra pozitive nga kjo periudhë e vështirë.

“Ka qenë mjaft shëndetshëm që të kem një periudhë pa gara”, ka thënë Sviatchenko, reprezentues i Danimarkës.

Por, kjo do të ndryshojë.

Edhe Simon Kjaer, lideri i Danimarkës në “Euro 2020” Euro 2020 Simon Kjaer, lideri i Danimarkës në “Euro 2020”

Danimarka më 28 maj do të bëhet një nga ligat e para në Evropë që do të rifillojë garat që nga pushimi i detyrueshëm shkaku i koronavirusit. Një hap i natyrshëm i rihapjes së shoqërisë në shtetin skandinav ku rreth 530 persona kanë vdekur nga COVID-19.

Është lajm fenomenal për Sviatchenkon dhe skuadrën e tij, që kryeson në Superligë me 12 pikë epërsi dhe është favorit për të fituar titullin e tretë në ligë në gjashtë stinorët e fundit. Kjo do të nënkuptonte edhe sigurimin e mundësisë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, dhe gjithë pasurinë që sjell ky kualifikim.

Mohimi i kësaj do të ishte i rëndë, ndonëse Midtjylland ende ka punë për të bërë. Kanë mbetur edhe dy xhiro në stinorin e rregullt, para se liga të ndahet dhe gjashtë klubet e para në renditje të luftojnë në turne plejofi gjatë dhjetë xhirove.

“Është mirë të përfundohet stinori në mënyrën e duhur, në vend se të anulohet. Është mirë që jemi në gjendje të luajmë ndeshjet deri në fund, por e di se do të jetë ndryshe pasi nuk do të ketë tifozë”, ka thënë Sviatchenko.

Midtjylland po mundohet të bëjë diçka për këtë. Derisa shumica e skuadrave nëpër Evropë po kanë frikë se do të mblidhen tifozët jashtë stadiumit të tyre gjatë ndeshjeve, duke marrë se kufizimet sociale ende janë në fuqi gjatë periudhës së pandemisë, Midtjylland po mendon ndryshe.

Klubi në qendër të Danimarkës ka vendosur ekrane gjigante në parking të “MCH Arena” për të lejuar së paku 2000 tifozë që të shikojnë ndeshjet nga veturat e tyre. Xhirimet nga parku i veturave do të shfaqen në ekrane në arenë.

“Do të jemi në gjendje të dëgjojmë diçka nga jashtë”, ka thënë Sviatchenko. “Pasi mund të them, se stadiumi pa tifozë është vend shumë i qetë”.

Edhe Rrugëtimi i veçantë i Danimarkës deri në gjysmëfinale të Evropianit Euro 2020 Rrugëtimi i veçantë i Danimarkës deri në gjysmëfinale të Evropianit

Rifillimi më i hershëm i garave ka qenë i nevojshëm, pasi Danimarka është një nga ligat ku kanë mbetur ende shumë xhiro për t’u luajtur.

Claus Thomsen, shefi-ekzekutiv i Superligës së Danimarkës, ka thënë se të qenit një nga ligat e para që rifillon mund të ketë ndikim të vogël financiar sa i përket ekspozimit. Por, Thomsen, thotë se më me rëndësi është të shfaqet profesionalizmi i ligës së Danimarkës dhe të dëshmohet se mund të menaxhohet dhe kompletohet ky operacion.

Do të jetë një operacion i vështirë.

Si shtet tjera, Danimarka është rigoroze sa i përket testimit dhe kontrollimit të shëndetit të lojtarëve para se të kthehen në fushë.

Deri te rifillimi i garave, lojtarët dhe trajnerët do të ndjekin në mënyrë strikte direktivat nga autoritetet shëndetësore në mënyrë që të vazhdojnë me seanca stërvitore. Kjo përfshinë dërgimin e fotove te mjeku i klubit çdo mëngjes me dëshmi të temperaturës së tyre, plotësimi i një formulari shëndetësor, më pas të udhëtohet i vetëm në stërvitje dhe i veshur me uniforma, të hanë individualisht ushqim dhe të përdoret dezinfektuesi i duarve para dhe pas ndeshjeve. Po ashtu nuk ka çasje në zhveshtore.

Kur liga të rifillojë, lojtarët dhe trajnerët do të testohen për COVID-19 para ndeshjeve dhe së paku një herë në javë, thotë Thomsen.

“Nuk janë shpenzime të vogla për klube të ligës daneze. Është një shpenzim që do ta mbulojmë”, ka thënë Thomsen.

Sviatchenko 28-vjeçar ka thënë se përkundër gjitha testimeve dhe kontrolleve, ai do të ketë simpati me lojtarët që refuzojnë të kthehen.

Edhe Danimarka e inspiruar për një tjetër sukses në “Euro 2020” Euro 2020 Danimarka e inspiruar për një tjetër sukses në “Euro 2020”

“Unë kurrë nuk do të detyroja ndonjë nga bashkëlojtarët e mi që të luajnë. Nëse ata ndjejnë pasiguri, kanë bashkëshorte shtatzënë në shtëpi apo dikë për t’u kujdesur, atëherë natyrisht se nuk do të duan të luajnë. Ne kurrë nuk do të them se ata nuk janë pjesë e skuadrës”, ka thënë Sviatchenko.

Midtjylland rifillon me ndeshjen në shtëpi kundër AC Horsensit më 1 qershor dhe Sviatchenko është i sigurt se rikthimi i futbollit në TV do të jetë një shtytje e madhe për vendin.

“Njerëzit identifikohen me klubet e tyre të futbollit. Për disa tifozë, jeta sillet rreth futbollit. Sigurisht mund të thuhet se morali do të ngrihet kur të rifillojë futbolli”, ka shtuar Sviatchenko.