Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oklahoma mposht Milwaukeen

Pritej të ishte një ndeshje interesante dhe e ngushtë në rezultat, por Thunder nuk lejoi Milwaukee Bucks që t’i afroheshin në rezultat edhe pse këta të fundit luanin para tifozëve të tyre.

110:91 u mbyll dueli mes Thunder dhe Bucks, ku për ekipin mysafir më i miri ishte Paul George me 20 pikë të shënuara, duke lënë prapa dyshen, Carmelo Anthony dhe Russell Westbrook, që shtuan 17 përkatësisht 12 pikë, transmeton KosovaPress.

Për Bucks, përsëri më i miri ishte Giannis Antetokounmpo me 28 pikë të realizuara.

Los Angeles Lakers prish serinë e fitoreve të Detroit Pistons duke triumfuar në Staples Center 113:93.

Kjo është fitorja e tretë në shtatë ndeshje për ekipin kalifornian. Në fakt, në radhët e Lakers, plot gjashtë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore e më i miri ishte Julius Randle që shënoi 17 pikë për 17 minuta sa qëndroi në fushë.

Me fitore e kanë mbyllur mbrëmjen edhe Phoenix Suns që kanë triumfuar ndaj Brooklyn Nets, 122:114 dhe Indiana Pacers ndaj Sacramento Kings 101:83.

Artikuj të ngjashëm