Francezi Sebastien Ogier ka fituar titullin e tetë në Kampionatin Botërorit të Rally në nëntë stinorët e fundit.
Ogier e ka siguruar titullin e kampionit në Itali të dielën.
Ai e fitoi garën Forum8 ACI Rally Monza, pas një përballje mjaft të fortë me Elfyn Evansin e Toyota Gazoo Racing.
Ogier ka përfunduar në Itali për 7.3 sekonda para Evansit për të siguruar titullin e kampionit.
Uellsianit Evans i duhej të zvogëlonte një dallim prej 17 pikëve në garën në Itali, por e ka mbyllur stinorin 23 pikë prapa në renditje.
Toyota, ku garon dyshja Ogier – Evans, ka siguruar titullin e konstruktorëve.
Artikuj të ngjashëm