Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Odermatt kthehet nga lëndimi dhe fiton në “Super-G”

Skitari zviceran, Marco Odermatt, e ka fituar garën në disiplinën “Super-G” në Kupën e Botës të shtunën.

Ai la prapa lëndimin dhe triumfoi menjëherë, 10 ditë para se të nis Kampionati Botëror.

Odermatt nuk garoi në dy garat e javës së kaluar për t’u rehabilituar nga lëndimi i gjurit, por ai ishte i pakonkurrencë në Cortina d’Ampezzo.

Mposhti rivalin e tij norvegjez, Aleksander Aamodt Kilde, me 0.35 sekonda. Ishte fitorja e tretë e Odermattit në “Super-G” këtë sezon, ndërsa Kilde fitoi dy ngjarjet e tjera.

Mattia Casse përfundoi në vendin e tretë me 0.49 sekonda vonesë. Për italianin ishte rezultati më i mirë në karrierë, në këtë disiplinë.