Skitari zviceran, Marco Odermatt, e ka fituar garën e dytë në disiplinën “Super-G” brenda dy ditëve në Cortina D’Amepzzo të Italisë.
Këto triumfe të Odermattit vijnë një javë para nisjes së Kampionatit Botëror, ndërsa duket se ai ka lënë prapa telashet që i kishte me gju.
Lëndimi e la atë pa dy gara në javën e kaluar.
Dominik Paris ishte 0.76 sekonda prapa vendit të parë, dhe zuri vend në podium për herë të parë këtë edicion.
Daniel Hemetsberger ishte i treti pasi në finish shkoi me 1.03 sekonda vonesë.
Sllallomi në Chamonix të Francës të shtunën tjetër, do të jetë gara e fundit në Kupë të Botës në skijim alpin.
Prej 6 deri më 19 shkurt do të zhvillohet Kampionati Botëror në Courchevel dhe Meribel.