Kosova mban pozitën e 184-t në ranglistën e FIFA-s me 206 përfaqësuese të botës. Por është e para që ka marrë diplomën mjekësore nga FIFA. E kjo është arritur falë fizioterapeutit nga Kosova, Rilind Obërtinca.
24-vjeçari nga Fushë-Kosova është i pari që ka marrë diplomën nga Departamenti Mjekësor i FIFA-s. Ky sukses i Obërtincës është përmendur edhe në uebfaqen zyrtare të këtij institucioni botëror të futbollit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, bashkë me të kanë diplomuar edhe fizioteraputë të tjerë nga bota, por kosovari është i pari që iu nda diploma.
Modulet e para për diplomë të FIFA-s në Mjekësinë e Futbollit janë lansuar në fillim të vitit 2016, ndërsa të gjitha 42 modulet janë në dispozicion që nga marsi i vitit 2017.
"Rilind Obërtinca, një fizioterapeut sportiv nga Kosova, është bërë i diplomuari i parë një muaj më vonë, në prill", është thënë në një artikull të FIFA-s ditë më parë....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.