Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FIFA shkruan për rritjen e Kosovës

Kosova

Foto: Driton Paçarada

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, vazhdon që në rrjetet sociale të shkruajë për rritjen e madhe të Kosovës. Të mërkurën FIFA e publikoi ranglistën e re të përfaqësueseve, ndërsa të premten ka postuar një fotografi të Fisnik Asllanit dhe Dion Gallapenit. 

“Kosova vazhdon të ngjitet”, shkruan në titull, ndërsa në tekst FIFA ka treguar se Kosova e ka regjistruar ngjitjen më të madhe në ranglistë deri tani. 

Në katër fotografitë e publikuara ka treguar edhe se si e nisën “Dardanët” rritjen e hovshme. 

Në fotografinë e dytë është paraqitur Florent Muslija, ndërsa FIFA ka shkruar se “Kosova ishte e 190-ta në korrik të vitit 2016”, dhe që nga ajo kohë “trajektorja ka qenë në rritje”. 

Fotografia e tretë e publikuar është me Kreshnik Hajrizin, dhe paraqitet rekordi i ri i arritur nga Kosova, që tani zë pozitën e 78-të në ranglistë. 

“Pavarësisht se nuk u kualifikua për në Kupën e Botës, Kosova është ngjitur në pozitën e 78-të në ranglistën botërore të FIFA-s, që është pozita më e lartë e arritur deri tani”, ka shkruar FIFA. 

Edhe Kosova është ngritur 114 pozita për dhjetë vjet në FIFA Futboll Kosova është ngritur 114 pozita për dhjetë vjet në FIFA

Dhe krejt në fund, është publikuar fotografia e futbollistëve të Kosovës me dorën në zemër, gjatë intonimit të himnit shtetëror, me Elvis Rexhbeçajn, Albian Hajdarin, Kreshnik Hajrizin, Mërgim Vojvodën, Dion Gallapenin dhe Lumbardh Dellovën. 

“Kampanja impresive e Kosovës në kualifikimet e Kupës së Botës e ka ndihmuar që ta arrijë këtë renditje, pasi përfundoi në pozitën e dytë në grupin e vet dhe e mposhti Sllovakinë në gjysmëfinale të plejofit evropian, para se të mposhtej nga Turqia në finale”, e ka mbyllur postimin FIFA.