Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nxirret trupi nga aeroplani i Emiliano Salas

Një trup është nxjerr nga rrënojat e aeroplanit që ishte rrëzuar me sulmuesin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson në bord.

Aeroplani “Piper Malibu” ishte gjetur në Kanalin Anglez të dielën në mëngjes, por baticat e forta kanë pamundësuar nxjerrjen e menjëhershme të trupit që ishte parë në rrënoja.

“Pas ekzaminimit vizual të vendit të aksidentit, ne nisëm operacionin për nxjerrjen e trupit”, thuhet në njoftimin e Zyrës për hetimin e aksidenteve ajrore.

“Në kushte sfiduese, AAIB dhe specialistët me sukses kanë nxjerr trupin nga rrënojat. Operacioni ka shkuar me dinjitet dhe familjet janë informuar për progresin e operacionit”, ka shtuar kjo zyrë.

“Trupi është dërguar në Portland për t’u marrë në kujdesin e kirurgut në Dorset. Presim që raporti i brendshëm të publikohet brenda një muaji që prej aksidentit”, thuhet më tej.