Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fillon nxjerrja e trupit të gjetur në aeroplanin e Salas

Zyra për hetimin e aksidenteve ajrore [AAIB] ka konfirmuar se është duke tentuar të nxjerrë trupin e gjetur në mbetjet e aeroplanit që po bartte sulmuesin e Cardiff Cityt, Emiliano Salan dhe pilotin David Ibbotson.

Aeroplani “Piper Malibu” është gjetur në thellësi të Kanalit anglez të dielën në mëngjes dhe AAIB ka konfirmuar se një trup është parë në aeroplan.

Kjo Zyrë ka thënë se batica e fortë po vështirëson operacionin për nxjerrjen e trupit.

“Po tentojmë të nxjerrim trupin. Nëse jemi të suksesshëm, konsiderojmë edhe mundësinë e nxjerrjes së aeroplanit”, thuhet në deklaratën e AAIB.

“Shkaku i baticës së fortë ne mund të përdorim automjetin me teledirigjim për një kohë të caktuar të ditës dhe kjo do të thotë se progresi është i ngadaltë”, thuhet më tej.