Sheffield Wednesday, të shtunën do ta luajë njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, në udhëtim te skuadra e West Bromwich Albion, liderit të “Championshipit”.
Skuadra e Atdhe Nuhiut, Sheffield Wednesday, është pa fitore në tri ndeshjet e fundit, edhe pse lufton për pozitat sipër në tabelë, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuhiu, i cili nuk po luan titullar me ekipin e tij, mund të shkaktojë probleme të mëdha për mbrojtjen e kundërshtarëve dhe është i gatshëm të luajë nga fillimi.
Sulmuesi shtatlartë ka luajtur në 12-të ndeshje me ekipin, por vetëm në katër prej tyre si titullar.
Megjithatë, statistikat flasin në të mirë të tij. 30-vjeçari Nuhiu në 414 minuta ka realizuar një gol e një asistim, por ka mesatare prej 4.8 dueleve të fituara në ajër, që i bie çdo shtatë minuta ta fitojë një duel në takimet që i ka luajtur.