Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Notarja australiane thyen rekord botëror në 100 metra shpinë

Notarja Kaylee McKeown thotë se vdekja e babait të saj 10 muaj më parë e frymëzoi atë të thyejë rekordin botëror 100 metra shpinë të dielën në provat olimpike australiane.

19-vjeçarja McKeown vendosi rekord prej 57.45 sekondash, pasi më parë ky rekord i përkiste amerikanit Regan Smith i cili në vitin 2019 e kreu atë për 57.57 sekonda.

Babai i McKeown, Sholto, vdiq gushtin e kaluar nga kanceri i trurit.

McKeown muajin e kaluar vendosi një rekord në Australi prej 57.63 sekondash. Pak para finales të së dielës, trajneri i saj Chris Mooney sinjalizoi që rekordi botëror ishte një shënjestër.

Rekordi i McKeown krijon një përballje shumë të pritur me yllin amerikan Smith në Olimpiadën e Tokios të muajit tjetër.

Emily Seebohm përfundoi e dyta në 58.59 për t'u kualifikuar në Olimpiadën e saj të katërt.