Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Notarët ukrainas mbërrijnë në Romë

Dy trajnerë dhe dhjetë garues të notit të sinkronizuar, të martën, kanë arritur në Romë të Italisë.

Sportistët, të moshës nga 14 deri në 20 vjeç, u larguan nga qendra e tyre e trajnimit në Karchiev dhe u nisën fundjavën e kaluar në një udhëtim drejt Italisë.

Pas grumbullimit në Lviv, ata u takuan me zyrtarët e Federatës Italiane të Notit në kufirin mes Ukrainës dhe Hungarisë. Ata i ndihmuan të largoheshin nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta.

Notarët do të vazhdojnë të stërviten për Kampionatin e ardhshëm Evropian të notit që mbahet në muajin gusht në Romë.

Sportistët mbërritën në Romë pa familjet e tyre, të cilat janë ende në Ukrainë dhe nuk janë të gatshëm, për momentin, të largohen nga vendi.

Disa anëtarë të ekipit, tre trajnerë dhe katër garues, përfshirë fituesen e Medaljes së bronztë olimpike, Marta Fiedina, janë ende në Ukrainë.

Federata italiane po rregullon transferimin e tyre drejt Italisë dhe ata duhet t'i bashkohen pjesës tjetër të skuadrës në Romë brenda dy ditësh.

Artikuj të ngjashëm