Kërkimi për një përgjigje për misterin më imponues të futbollit shtrihet nga Budapesti në Hamburg, nga Lisbona për në Moskë, ndonëse individët në zemër të kësaj duken si figura të paorganizuara, që jetojnë nëpër apartamente të rrëmujshme, që frekuentojnë klube nate në vende evropiane lindore deri në agim dhe konsumojnë më tepër sesa vetëm limonadë apo tortë të çokollatës.
Për ata të paktë me të cilët është pajtuar të flasë, ai njihet vetëm si “John” - një emër i zakonshëm për kallëzuesit anonimë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Arsyet për një stil të tillë të jetës, të cilat ai pretendon se e mbajnë në lëvizje pothuajse çdo tri ditë, janë të qarta.
Ai është personi prapa organizatës “Football Leaks”, që ka zbuluar shumë nga sekretet e pista të sportit të futbollit - nga evazioni fiskal i Cristiano Ronaldos, deri te hisja 41 milionë funte që mori agjenti Mino Raiola nga transferimi i Paul Pogbas te Manchester Unitedi. Javën e kaluar zbuloi mënyrat se si Manchester City ka manipuluar me llogaritë për të mos shkelur rregullat e Fer Plejit Financiar të UEFA-s (FFP).
Kjo seri turpëruese e akuzave nisi të paraqitej shumë kohë para se të paraqitej “John”.
“Football Leaks” fillimisht doli si një uebfaqe e vogël dhe jo e sofistikuar në shtator të vitit 2015, duke publikuar kontratat e lojtarëve, më pas pagesat e agjentëve dhe po ashtu evazionet fiskale të lojërave. Fillimisht përqendrimi ishte te klubet portugeze si Benfica, Sportingu i Lisbonës dhe Porto.
Në fillim publikimet lidheshin me Rui Pinton, një 25-vjeçar i diplomuar në histori dhe që ishte nga Porto. Mirëpo kur publikuesi i informatave u kërkua të takohej me një gazetar gjerman, pesë muaj pas publikeve të para të tij, ishte në kushte strikte anonimiteti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)