Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një “Olimpiadë Dimërore” për Prishtinën

Lojërat Olimpike Dimërore "PyeongChang 2018" do të jenë debutuese për Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Skitari Albin Tahiri do të përfaqësojë Kosovën në ngjarjen që mbahet prej 9 deri më 25 shkurt në Kore të Jugut.

Ndonëse ngjarja kryesore olimpike për sportet dimërore mbahet mijëra kilometra larg, atmosferë të "PyeongChang 2018" do të ketë edhe në Prishtinë.

Gjatë kohës sa mbahen Lojërat Olimpike Dimërore, në Prishtinë, përkatësisht në sheshin kryesor të kryeqendrës së Kosovës, do të mbahet Festivali Olimpik që mban emrin e njëjtë me Lojërat Olimpike Dimërore.

Festivali do të zgjasë aq sa Lojërat Olimpike, pra prej 9 deri më 25 shkurt, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës të premten. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).