Një medalist rus nga Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang dyshohet se ka dalë pozitiv për një substancë të ndaluar.
Lajmi është bërë i ditur të dielën nga burime brenda Lojërave Olimpike, ndërsa nëse konfirmohet do të ishte një goditje e radhës për tentimet e Rusisë për të dalë nga skandali i dopingut.
Alexander Krushelnitsky, që ka fituar të bronztën përkrah bashkëshortes në karling në çifte të përziera, dyshohet se ka dalë pozitiv për substancën meldonium. Meldoniumi rrit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson kapacitetin për ushtrime te sportistët, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Krushelnitsky nuk ka dhënë një koment lidhur me testin, siç nuk ka komentuar as delegacioni i sportistëve rusë.
Rusia është akuzuar për program të dopingut të mbështetur nga shteti, akuza që Moska i ka mohuar. Si rezultat, sportistët rusë në Pyeongchang po garojnë si të pavarur me shkrimin “Sportistët Olimpik nga Rusia” (OAR).
Zyrtarët sportivë rusë do të takohen me zyrtarët e antidopingut në Pyeongchang, ka njoftuar burimi, duke shtuar se çdo shkelje mund të konfirmohet vetëm pas analizave të mostrës B... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)