Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një fitore pas 31 tentimeve

Kosova më në fund shijoi fitoren e parë në garat kualifikuese për gara të mëdha në sporte kolektive, te meshkujt.

Fitoren e parë pas 31 ndeshjeve të zhvilluara në ciklet eliminatore të sporteve si hendbolli, basketbolli, futbolli e volejbolli, e arriti të mërkurën mbrëma përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mposhti në Prishtinë përfaqësuesen e Maqedonisë me rezultatin 72:68, në ndeshjen e parë të ciklit parakualifikues për kampionatin botëror "Kina 2019". Më herët kishin dështuar përfaqësueset e hendbollit, futbollit, volejbollit, madje edhe e basketbollit në ciklin e shkuar për të shënuar fitore.

"Natyrisht që është krenari, por mendoj që sporti i Kosovës ka ardhmëri. Neve na duhen shumë më shumë ekspertë në të gjitha fushat, sepse mendoj që kemi brumë. E rëndësishme është që fitorja e parë ka ardhur dhe besoj do të pasojnë të tjerat edhe në sportet e tjera. Është relative a është herët apo vonë, me rëndësi ka ardhur", ka thënë kryetari i Federatës e Basketbollit e Kosovës (FBK), Erolld Belegu.

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ishte e para që pati mundësinë të shënonte fitore. Ciklin e parë kualifikues e zhvilloi për kampionatin evropian të vitit 2018. Ndeshjet i zhvilloi në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015.

I humbi të katër ndeshjet e grupit dhe përfundoi e fundit. E fundit doli edhe në kualifikimet e kampionatit botëror të vitit 2017. Humbi gjashtë ndeshjet e Grupit 1. Rezultatin më të mirë e arriti më 6 nëntor të vitit të kaluar kur në kualifikimet për Evropianin 2020 barazoi me Turqinë (24:24) në Prishtinë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.