Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një ditë e filluar me ters kthehet në ar për gjermanin Peiffer

Gjermani Arnd Peiffer pati një fillim të tmerrshëm të ditës së diel, mirëpo garuesi i biathlonit ktheu fatin me të dalë në shtegun në resorin Alpensia, dhe përfundoi duke fituar medaljen e artë olimpike në 10 kilometra sprint në biathlon.

I shpejtë në ski rreth shtegut, Peiffer po ashtu ishte i pagabueshëm në qitje duke qëlluar të dhjetë shënjestrat dhe arriti të mbante fitoren që ishte befasi për të dhe për të gjithë tjerët, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Nuk e kisha ndjesinë më të mirë. Sot po bëja xhiro me ski dhe doja të bëja disa qitje provë dhe shkova në stadium, ndërsa kuptova se kisha harruar çelësin e kutisë së armëve”, ka treguar Peiffer. “Më pas, pasdite gati sa nuk u rrëzova nga shkallët dhe e godita keq bërrylin, kështu që më dhemb mjaft. Më pas u dëmtua një pjesë e armës sime dhe mendova se është një ditë tersi”.

Mirëpo gjërat u kthyen shumë më mirë kur u fut në shteg dhe nisi si garuesi i 22-të garën. Kur favoritët, francezi Martin Fourcade dhe norvegjezi Johannes Thingnes Boe dolën huq në tri nga pesë gjuajtjet e para, dera u hap për një autsajder për të fituar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)