Një lojtar me përvojë që së fundi ka kaluar në Ligën e Parë (kategoria e dytë) dhe kapiteni i U-19 të Kosovës, janë befasitë më të mëdha në listën e përfaqësueses së Kosovës në futboll për miqësoren ndaj Azerbajxhanit.
Ushtruesi i detyrës i përzgjedhësit të Kosovës, Muharrem Sahiti, tashmë ka nisur të shpërndajë ftesat nëpër klubet e vendit, ndërsa listën nuk e ka bërë publike ende, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova luan miqësore me Azerbajxhanin më 2 shkurt në Antalya, ndërsa përfaqësuesja për këtë ndeshje do të përbëhet vetëm nga lojtarë të klubeve kosovare.
Kjo pasi ndeshja nuk është në termin të lirë të FIFA-s dhe reprezentuesit e rregullt kanë obligime në klubet e tyre. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Përzgjedhësi Tovërlani publikon listën për dy miqësore
-
Përfaqësuesja në tjetër moment të vështirë, rritet numri i reprezentuesve rezervistë
-
Kosova me lojtare të konfirmuara ndaj Lihtenshtajnit fillestar
-
Lushtaku konteston listën e Kosovës U19: Intervenca dhe me të njohshëm
-
Kosova U19 publikon listën për miqësoret ndaj Shqipërisë