Tottenhami dhe Burnley po e hetojnë një abuzim racist që dyshohet se ishte bërë ndaj futbollistit Heung-Min Son nga një shikues 13-vjeçar në ndeshjen e së shtunës mes dy ekipeve në Premier Ligë.
Burnley ka bërë të ditur se pas një gjesti racist 13-vjeçari ishte dëbuar nga stadiumi gjatë ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdoleshenti po hetohet nga policia që po asistohet nga dy klubet, raporton "Sky Sports".
Burnley ka thënë se kanë kontaktuar me 13-vjeçarin dhe familjen e tij për të obliguar një program edukimi përmes organizatës me synim anti-racizmin “Kick It Out” dhe komunitetin e klubit të Burnleyt kundër racizmit.
Incidenti kishte ndodhur pasi Son kishte realizuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren 5 me 0 të Tottenhamit.