Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Niveli i basketbollit, për keqardhje

Niveli i basketbollit në Kosovë është për keqardhje. Kështu të paktën ka thënë Lis Shoshi, njëri prej basketbollistëve tashmë më të mirë të vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Shoshi në fund të gushtit firmosi me Sigal Prishtinën, me të cilën skuadër tashmë është ndarë. Me t'i ardhur fundi fushatës në Evropë, Prishtinës, klubi dhe basketbollisti e kanë vlerësuar të paarsyeshëm bashkëpunimin e mëtejmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo vlerësohet vetëm një prej dëshmive që basketbolli në vend po prek nivele të ulëta. Superliga e Kosovës këtë edicion nuk është tërheqëse për basketbollistë cilësorë të huaj e po ashtu për trajnerë cilësorë të huaj, ndërsa prej saj janë larguar e po largohen edhe basketbollistët më të mirë të vendit.

Klubet po investojnë dukshëm më pak se edicionet e kaluara, dhe tashmë dihet që Prishtina është favorite shumë e madhe për titull. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).