Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nisin vonesat e pagave te lideri i Superligës

Flamurtari është skuadra e vetme që ka fituar tri ndeshjet e para në Superligën e Kosovës në futboll. Është lider i befasishëm i elitës së futbollit kosovar në këtë fillim të edicionit.

Ndonëse rezultatet janë pozitive, jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë në ditët e fundit për ekipin kuqezi nga Prishtina, shkruan sot Koha Ditore.

Brenda ekipit të Flamurtarit ka pasur pakënaqësi për moskryerje të obligimeve ndaj futbollistëve nga drejtuesit e klubit. Lojtarëve në mbrojtje u ka dalë trajneri Arsim Thaqi.

Ai ka kërkuar nga kryesia e klubit që të shlyhen të gjitha obligimet ndaj lojtarëve, por edhe ndaj tij. Të mërkurën ka pasur zëra për dorëheqje të Thaqit nga posti i trajnerit, por ai e ka mohuar një mundësi të tillë.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm