Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nis me vonesë ndeshja në futbollin anglez, portat ishin më të gjata

Ndeshja mes Hull Cityt dhe Birminghamit nuk nisi të dielën me kohë, për shkak se portat u vlerësua se ishin më të larta sesa që lejohej.

Siç raportoi Sky Sports, ndeshja e kampionit anglez në Championship që u zhvillua në stadiumin e Hull Cityt, filloi me 20 minuta vonesë, ndërsa u mbyll me fitoren e mysafirëve, 2:0.

Për t'u siguruar, portat “u rrëzuan” për t'u prerë për afro 5 centimetra.

Dilemat u ngritën pas ndeshjes mes Wiganit dhe Cardifit, që u luajt ditë më parë, ku një prej portave u tha se ishte më e madhe.