Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nis grumbullimi i femrave të Shqipërisë për ndeshjet me Portugalinë e Finlandën

Shqipëria e femrave, e drejtuar nga Vioresin Sinani, ka filluar ditën e sotme grumbullimin për dy ndeshjet eliminatore të vlefshme për Grupin E, ndaj Portugalisë më 4 tetor në Elbasan Arena, në orën 18:00 dhe transfertën ndaj Finlandës më 8 tetor, në orën 18:00.

Skuadra është grumbulluar në qytetin e Elbasanit ku do të kryejnë edhe seancat stërvitore në prag të ndeshjes me Portugalinë, që është edhe ndeshja e dytë për këto eliminatore të Grupit E, ku Shqipëria është në një grup me Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në urdhrat e trajnerit Sinani janë 18 lojtare.

Boshti skuadrës përbëhet nga lojtare që luajnë me Vllazninë, Tiranën dhe Ferronikelin, ndërkohë që një pjesë tjetër e grupit përbëhet nga vajza që luajnë në skuadra jashtë Shqipërisë, siç janë Rrahmani, Hila, Morina, Krasniqi, Begolli, Maksuti, Velaj e Bejleri.

Pas ndeshjesh me luzitanet, skuadra do të stërvitet në Elbasan deri më datë 6 tetor, dhe në 7 tetor në mëngjes do të udhëtojnë drejt Vasas në Finlandën ku më datë 8 Tetor do të luajnë ndeshjen e tretë eliminatore.