Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nipi i Luan Krasniqit fiton titullin në peshën e rëndë në Gjermani

Boksieri Arianit Krasniqi po ndjek hapat e xhaxhit të tij, Luan Krasniqit. Arianiti u shpall sot kampion i peshës së rëndë për U-18 në Gjermani.

Krasniqi i riu u përball në finale me boksierin nga Bavaria, Bogdan Stuckert dhe realizoi fitore të pakontestueshme.

Në gjysmëfinale, Arianiti kishte mposhtur me lehtësi boksierin Adrian Yasin Alkaya.

Këtë titull e kishte fituar edhe Luan Krasniqi para 26 vjetëve.