Pas gjysmë edicioni te Liria e Prizrenit, sulmuesi nigerian Henry Odi Chibueze para fillimit të këtij edicioni u transferua te kampionia e Kosovës, Trepça '89.
Me ekipin nga Mitrovica firmosi kontratë dyvjeçare dhe lëvizjen e tij te Trepça '89 e konsideron si hap të mirë në karrierë. Edhe pse kishte oferta nga ekipet e shteteve tjera, Chibueze vendosi të qëndronte në futbollin e Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fanellën e 89-shit sulmuesi 24-vjeçar karrierën e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Shënoi gol në fitoren e thellë 5:0 kundër Besës së Pejës në kuadër të Superkupës së Kosovës, që ishte trofeu i dytë për Trepçën '89 pas titullit të kampionit të fituar para pak muajve.
Për Chibuezen ky ishte trofeu i parë nacional, pasi në të shkuarën ka fituar, por ishin trofe rajonalë në vendlindjen e tij - Nigeri...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.