Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ngritja e pabesueshme e Stephensit në pak javë

Sloane Stephens ka kaluar të shtunën mbrëma në New York duke festuar me Madison Keysin, vetëm pak orë pasi mposhti shoqen e saj për të fituar kështu Grand Slamin e parë në tenis.

Sloane 24-vjeçare, e renditur në pozitën e 83-të në botë deri të hënën, shkatërroi bartësen numër 15-të, Keys me 6:3, 6:0 pas vetëm 61 minutave lojë, për të kompletuar një rikthim të pabesueshëm nga lëndimi, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pyetur nëse do të paguajë pijet, Stephens ka konfirmuar: “Po, dhe kjo shumë pije. Do të festojmë pak dhe ajo do të vijë”.

Vetëm 69 ditë pasi u kthye në fushë pas një lëndimi që e mbajti jashtë për 11 muaj dhe gjashtë javë qëkur kishte rënë në pozitën e 957-të, Stephens është bërë vetëm tenistja e pestë në profesionizëm që ka fituar një Grand Slam si lojtare jobartëse.

Dhe më vonë ajo ka treguar se mërzia dhe nervat kishin rrezikuar t'ia prishnin ekuilibrin gjatë 48 orëve mes gjysmëfinales dhe finales në “US Open”.

“Isha në dhomën time dhe isha shumë e mërzitur. Nuk kisha çfarë të bëja”, ka thënë ajo.

Stephens pranon se nervat e saj u qetësuan kur u fut në arenën “Arthur Ashe” të shtunën mbrëma, por pak më tepër se një orë më vonë sytë e saj shndritën derisa iu dorëzua një çek prej 3.7 milionë dollarësh dhe u shpall kampione e “US Open” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.