Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ngritja e Luksemburgut në sytë e heroit Joubert

Tifozët e Francës që ishin paraqitur në stadiumin në Toulouse më 3 shtator për të parë përfaqësuesen e tyre duke luajtur ndeshjen eliminatore për Botërorin 2018 kundër Luksemburgut, mendonin se Franca do të merrte sigurt tri pikë dhe do të bënte një hap tjetër para drejt Botërorit, ndërsa edhe do të përmirësonte goldallimin.

Një natë festive dukej e sigurt, por në fund ishte vetëm një festë në qytet atë natë dhe ishte në hotelin e skuadrës së Luksemburgut, shkruan FIFA.com, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca, që ishte favorite për të fituar ndeshjen pasi tri ditë më herët kishte shkelur Holandën me shifrat 4:0, hodhi çdo gjë që kishte para kundërshtarit të vogël, por nuk arriti të thyente portierin Jonathan Joubert.

Kur u dëgjua fishkëllima e fundit, gjithë skuadra e Luksemburgut rrethoi heroin e lindur në Francë, Joubertin, që gati i vetëm ia siguroi Luksemburgut të vogël barazimin e parë kundër Francës pas 14 humbjeve rresht gjatë një periudhe 103-vjeçare.

“Objektivi im para ndeshjes ishte të pranoja sa më pak gola. Kurse pas pjesëlojës së parë, objektiv kisha ta shtyja sa më shumë festën e Francës. Por me kualitetin e sulmuesve që Franca ka, ne ndjenim se ata do të shënonin herët apo vonë. Ishte fenomenale kur e mbyllën pjesën e parë pa gola dhe i thashë vetes se mund të vazhdojmë e të bëjmë të njëjtën gjë edhe në pjesën e dytë: të mbajmë sa më gjatë të jetë e mundur dhe të limitonim dëmin. Dhe siç doli u mbajtëm deri në fund”, rrëfen Joubert 38-vjeçar, që është i lindur në Metz.

“E prita një gjuajtje me kokë të Djibril Sidibes dhe i thashë vetes: 'Vërtet ata do ta kenë të vështirë të gjejnë golin sot. Kisha fatin në anën time dhe u mbrojtëm shumë mirë'. E kishin gjithmonë e më vështirë të krijonin raste. Kishte mbetur edhe çerek ore për të luajtur dhe i thashë vetes se mund t'ia dalim” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.