Dy përfaqësuese evropiane të futbollit qëndruan ditë më parë në Kosovë. Të tjera do të vijnë në shtator, tetor e nëntor. Në Kosovë tashmë vijnë rregullisht përfaqësuese e skuadra nga vende të tjera, kurse në periudha të caktuara në vend qëndrojnë njëkohësisht nga shumë përfaqësuese apo skuadra.
Këtë e mundëson organizimi i ngjarjeve të karakterit ndërkombëtar në Kosovë. Numri i këtyre ngjarjeve po shkon duke u rritur dhe kjo vlerësohet nga federatat kosovare si shumë e rëndësishme për sportin, por edhe vendin në përgjithësi. Ndikimi i organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë vlerësohet të jetë i madh për aspektin sportiv dhe të masovizimit të sportit, por edhe për aspektin ekonomik, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë futboll, përkatësisht futsal (futboll të sallës) në vjeshtën e kaluar në Prishtinë ishte mbajtur turneu i një grupi të raundit kryesor të Ligës së Kampionëve, ndërsa pos Feniksit vendas kishin garuar edhe Kairati i Kazakistanit, Sportingu i Portugalisë dhe Lindselmash Lida i Bjellorusisë. Një organizim tjetër, i nivelit dukshëm më të lartë i është besuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për fundin e qershorit të këtij viti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)