Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nga Luksemburgu në Meksikë e më pas te Warriorsi: rruga e egër e McKinniet

Alfonzo McKinnie nuk ishte duke u pasuruar derisa luante basketboll te Rayos de Hermosillo në ligën elitare të Meksikës, por në kontratën e tij ishte përfshirë një avantazh: 40 për qind zbritje për krah pule në një bar sportiv jo shumë larg palestrës.

Kështu që, McKinnie në mbrëmje merrte një pjatë me krah pule dhe ulej përpara televizorit të madh për të shikuar ndeshjet e Golden State Warriors në plejofin e NBA-së pa të në formacion. Në fakt, tek ekipi amerikan kurrë nuk kishin dëgjuar për emrin tij. Ishte viti 2016 dhe magjia e basketbollit të NBA-së ndihej në çdo cep të botës.

"Kam shikuar çdo ndeshje jo vetëm të Warriorsave, por secilën ndeshje në NBA. Me siguri kam ngrënë gjithçka që kishte në atë meny, krahas krahëve të pulës që i kisha me lirim", kujton McKinnie.

Gjatë asaj kohe, McKinnie ishte lojtar i ri në Meksikë pas tetë muajve të vuajtur në Luksemburg, ku kishte luajtur për ekipin më të dobët të divizionit të dytë të këtij shteti. Kështu që, transferimi në Meksikë ishte një hap para për McKinnien, një krah-qendër që kishte operuar gjurin, por ishte i vendosur për të ndjekur ëndrrën e tij, të bëjë karrierë në NBA. Të paktën ai mbante shpresa, pasi ishte kthyer në kontinentin e njëjtë për të vazhduar karrierën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)