Ajo ishte dikur ragbistja hezituese nga një lagje e varfër (favela) në Rio de Janeiro, por tash tinejxherja Eshyllen Coimbra Cardoso është duke veshur fanellën e përfaqësueses së Brazilit në ragbi me shtatë lojtare për skuadër.
Një adhuruese e volejbollit si e re, shoqëria e shtynte atë që të merrte pjesë në ndeshje të ragbit që luheshin në plazhin e Copacabanas. Mirëpo, reagimi i saj ishte gjithmonë i njëjtë: "Jo, jo, nuk dua ragbi", përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.
"Shoqëria ime gjithmonë më thoshte të provoja, por nuk më pëlqente, nisa të luaja për argëtim, pasi kurrë nuk kisha dëgjuar për ragbi", shpjegon Cardoso.
Por brenda javëve dhe muajve kurioziteti nisi të pushtonte atë dhe ajo vendosi t'i jepte rast ragbit në plazhet e arta të Rio de Janeiros.
"Më pëlqeu, madje e dashurova dhe nisa të shkoja çdo javë. Më herët gjithmonë luaja volejboll", rrëfen lojtarja...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)