Chelsea ka arritur të sigurojë një pikë në Premier League në përballjen me West Bromwich Albionin pavarësisht se pjesën e parë e mbylli me tri gola disavantazh.
Callum Robinson me dy gola dhe një tjetër i Kyle Bartleyt çuan WBA-në të qetë në pushim të mes dy pjesëve, por skuadra e Frank Lampardit arriti që në 45-minutëshin e dytë të kthehej fuqishëm për të siguruar pikën e re në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCallum Hudson-Odoi, Mason Mount dhe Tammy Abraham realizuan golat për Chelsean në barazimin 3:3, në xhiron e tretë të ligës angleze.
Nga tri ndeshje, Chelsea ka një fitore, një barazim e një humbje. Për WBA-në ishte barazimi i parë pas dy humbjeve.