Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, pritet të kthehet në janar pas lëndimit që e pësoi në nyjën e këmbës kundër Lyonit më 13 dhjetor.
Braziliani i PSG-së, mbeti i shtrirë në fushë dhe është parë duke e kapur nyjën e këmbës e me dhimbje të shumta pas ndërhyrjes së Thiago Mendesit. Mendesi u ndëshkua me të kuq më pas.
28-vjeçari u largua nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor.
“Ka dëmtim mavijosje në asht dhe ai po vazhdon tretmanin. Pritet të kthehet në fushë sërish në muajin janar”, thuhet në komunikatën e PSG-së.
Në komunikatë thuhet po ashtu se sulmuesi brazilian do të jetë i gatshëm plotësisht në duelin kundër Barcelonës në fazën e nokautit të Ligës së Kampionëve që luhet në muajin shkurt.
Edhe
Neymari kthehet në qendrën stërvitore të PSG-së
Neymari iu bashkua PSG-së nga Barcelona për shumën rekorde të 222 milionë eurove, në gusht të vitit 2017.
Ai e ka ndihmuar klubin t’i fitojë tre tituj të kampionatit francez. Edicionin e shkuar e udhëhoqi ekipin drejt finales së “Championsit”, ku u mposht nga Bayern Munichu.