Neymari raportohet se ka tentuar të bindë Philippe Coutinhon që të mos transferohet te Barça nga Liverpooli.
25-vjeçari është i vendosur që të kalojë në Camp Nou pasi bëri kërkesë zyrtare për largim, derisa Liverpooli ka refuzuar shitjen e tij, duke refuzuar edhe ofertën e fundit prej 150 milionë eurove.
Lidhja e Neymarit me Barçën është zbehur që prej transferimit rekord prej 220 milionë eurove në PSG.
Sipas gazetës braziliane Estadao, ish-lojtari i Santosit i ka thënë Coutinhos se “nuk do të ishte vendim i keq i Liverpoolit që ta mbajë atë larg nga Barcelona”.
Dyshja është duke u përgatitur për ndeshjen e Brazilit kundër Ekuadorit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.