Ylli brazilian, Neymar, ka folur fjalë të mëdha për yllin francez Kyliane Mbappe, raporton "Goal.com". Ai ka thënë se Mbappe është lojtar i madh. Neymar foli të hënën, një ditë para se PSG-ja të takohet me Bayernin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.
“Mbappe është lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, një lojtar i madh. Kur ne të tre, unë Messi dhe Mbappe jemi së bashku, ndihemi shumë të fortë. Ai më tha se ndihej mirë. Këto janë shenja të mira”, ka thënë Neymar.
Ndeshja PSG – Bayern zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.
Artikuj të ngjashëm