Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari lëndohet sërish, mungon në kualifikime

Neymari është dërguar në shtëpi edhe pse ishte në detyrë me Brazilin. Ky largim i sulmuesit brazilian ka qenë i detyruar për shkak të një lëndimi.

Futbollisti i PSG-së është lënduar sërish dhe do të mungojë në kualifikimet e Brazilit për Botërorin 2022, transmeton KOHA.

Ylli i Brazilit do të mungojë kundër Venezuelës dhe Uruguait për shkak të një tërheqjeje muskulore.

Derisa stafi menaxhues e dinte se ai do të mungojë në ndeshjen e parë, u shpresua shumë se ai do të shërohej në kohë për të luajtur ndaj Uruguait.

“Kemi shpresuar se ai mund të luajë, për këtë arsye e morëm në Brazil. Ai është përmirësuar por jo mjaftueshëm për të luajtur të martën kundër Uruguait. Stafi mjekësor vendosi që ta lirojë Neymarin”, ka thënë mjeku i Përfaqësueses së Brazilit, Rodrigo Lasmar.

Kritik për ndeshjet e shumta të lojtarëve në këtë kohë ka qenë trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, që kishte deklaruar muajin e kaluar se “ne do t’i vrasim lojtarët”.

Artikuj të ngjashëm