Neymar, që pak kohë më parë u kthye nga lëndimi, është lënduar pas vetëm 12 minutave në miqësoren ndaj Nigerisë.
Ylli i PSG-së lëndoi këmbën e tij të majtë, për çka u detyrua t’i lërë vendin Philippe Coutinhos, transmeton Koha.net.
Goal raporton se ky lëndim mund ta lë Neymarin jashtë fushës për disa javë.