Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari kthehet në Santos pas dhjetë vjetësh

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, është rritur te skuadra e Santosit në Brazil.

Ylli brazilian ka luajtur prej moshës së re te kjo skuadër, për të kaluar më pas te Barcelona në vitin 2013, ndërsa tani është rikthyer në qytetin e tij të vjetër.

Neymari aktualisht është i lënduar por ka qenë i pranishëm në stadiumin e Santosit për ta parë një lojë nga afër.

Santosi barazoi të premten mbrëma me Italianon pa gola.

“Është gjë e mirë kur kthehesh në shtëpi. Ndihem si në shtëpi këtu dhe jam i lumtur që jam kthyer pas dhjetë vjetësh. Kam ardhur këtu për ta përkrahur Santosin dhe të kënaqem me tifozërinë e klubit. Ishte skuadër që më dha gjithçka, që hapi derën për familjen time dhe më hapi derën për në botë. Një ditë do të kthehem. Do të kthehem shpejt”, ka thënë Neymar për “Globo Esporte”.

Artikuj të ngjashëm