Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier ka pranuar se ka mbetur i impresionuar me qasjen profesionale të Neymarit, prej se mori drejtimin e ekipit.
Galtier ka theksuar se niveli profesional i brazilianit ishte shembullor. Më herët ka pasur kritika ndaj përkushtimit të Neymarit, por kjo me gjasë ka ndërruar në prag të Botërorit.
“Neymar erdhi më 4 korrik, në formë, i gatshëm. Nuk kam folur me të menjëherë. Gjatë dhjetë ditëve të para isha vetëm vëzhgues. Më pas i thash Neymarit që isha i lumtur të jem trajner i tij. Neymari që kam takuar është shumë profesional, lojtar që përgatitet për seanca, që vjen shumë herët, që nuk mungon asnjëherë”, ka thënë Galtier, raporton “goal.com”.