Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari dëmtohet rëndë, largohet me lot nga fusha

Uruguai ka mposhtur Brazilin 2:0 në Montevideo, duke regjistruar fitoren e parë pas 22 vjetësh. Për Seleçaon, ishte humbja e parë në kualifikuese që nga viti 2015. Por rezultati mbeti në hije shkaku i dëmtimit të rëndë të Neymarit. 

Sulmuesi i Liverpoolit, Darvin Nunez, i dha epërsinë vendasve në minutën e 42-të, ndërsa Nicolas de la Cruz vulosi fitoren me gol në minutën e 77-të.

Mirëpo, rezultati i ndeshjes mbeti në hije nga lëndimi i rëndë i Neymarit, për të cilin, sipas të gjitha indikacioneve, sezoni ka përfunduar.

Pas duelit me De la Cruzin, ai mbeti i shtrirë në tokë, pas së cilës u largua nga fusha me barelë dhe i përlotur.

Sipas informacioneve të para, lojtari i Al Hilalit ka pësuar dëmtim të rëndë në ligamentet kryqëzuese të gjurit të majtë dhe meniskut dhe me shumë gjasa do t'i nënshtrohet një operacioni. Rikuperimi pritet të jetë pothuajse një vit.

Edhe Neymari lëndohet sërish, del nga fusha duke qarë Futboll Neymari lëndohet sërish, del nga fusha duke qarë

VIDEO: