Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar humb sezonin, konfirmohet lëndimi i rëndë

Klubi saudit Al Hilal ka konfirmuar se Neymari ka pësuar një nga lëndimet më të rënda për një futbollist.

Në kualifikueset për Botërorin, Brazili humbi nga Uruguai me rezultat 2:0. Rezultati mbeti në hije nga lëndimi i Nemyarit.

Pas duelit me Nicolas de la Cruz, braziliani mbeti i shtrirë në tokë, pas së cilës u largua nga fusha me barelë dhe i përlotur.

Al-Hilal ka njoftuar se nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se braziliani kishte këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut të gjurit.

Duke qenë se është një nga dëmtimet më të rënda që mund të marrë një futbollist, sezoni mund të quhet i humbur për 31-vjeçarin.

Neymar së shpejti do t'i nënshtrohet një operacioni, njoftoi Al-Hilal.