Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar nuk do të largohet nga PSG-ja

Foto: Reuters

Sulmuesi brazilian Neymar nuk ka ndonjë arsye për t’u larguar nga skuadra franceze Paris Saint-Germain në fund të këtij edicioni përkundër spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij.

E përditshmja “L’Equipe” ka shkruar të martën se gjasat janë të mëdha që Neymar të jetë pjesë e klubit francez edhe për edicionin e ardhshëm. Neymar te PSG-ja, u transferua në vitin 2017 nga Barcelona për një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

27-vjeçari, me ekipin francez ka kontratë deri në verën e vitit 2022. “Pse të largohem nga PSG-ja? Nuk kam ndonjë arsye për një gjë të tillë. Unë jam parisien dhe do të jap 100% nga vetja për ta ndihmuar ekipin. Jam i lumtur këtu”, ka thënë Neymar, që këtë edicion ka tetë gola e shtatë asistime në 11 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm